Topuzi: Dyfishimi i kapaciteteve turistike kërkon dyfishim të fuqisë punëtore. Subvencionimi i punëtorëve, zgjidhja për t'i mbajtur në punë!

Topuzi: Dyfishimi i kapaciteteve turistike kërkon dyfishim të fuqisë punëtore. Subvencionimi i punëtorëve, zgjidhja për t'i mbajtur në punë!

Një ndër problematikat që shënon rritje në sektorin e turizmit në Shqipëri, vazhdon të jetë mungesa e punonjësve turistik që të mbahen përgjatë tërë vitit, jo vetëm gjatë sezonit veror.

Këtë fakt, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, në një komunikim me “MCN economy”: e sheh si një problem që kërkon masë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, teksa turizmi në vend ka pësuar rritje deri në 20% në anën tjetër kemi 15% e fuqisë punëtorë që largohen nga vendi.

Dihet tashmë që ky 10 vjeçar turizmi do të jetë industria më e rëndësishme për BE, kjo është e qartë këtë e kanë thënë që ekspertët që në 2018, dhe po bëhet realitet. Sigurisht që dyfishimi i kapaciteteve kërkon edhe dyfishimin e fuqisë punonjëse për këtë industri.

Sigurisht që pandemia soli goditjen më të madhe për industrinë turistike, dhe Organizata Botërore e Turizmit, dha një nga rekomandimet më të mëdha për turizmin, që të mbajnë punëtorët e turizmit duke i subvencionuar pagat pasi janë aset dhe pothuajse te gjitha vendet gabuan në këtë drejtim, dhe sigurisht në një vend me më pak eksperiencë, gabuam më shumë.

Në një vend ku numri i turistëve rritet me mbi 15 apo 20% në vit, dhe ndërkohë më shumë se 15% e fuqisë punëtore largohet nga vendi, sigurisht qe ky do të jetë një problem i cili nuk zgjidhet me masa të zakonshme, por kërkon masa të jashtëzakonshme.

Sipas Topuzit, zgjidhja është subvencionimi i punonjësve turistik me një pagë përgjatë tërë vitit. Në mënyrë që të mos largohet në punë të tjera.

Një punonjës turizmi mund të paguhet sot po aq sa s’paguhet edhe në Greqi por ai është punonjës sezonal në Shqipëri te ne, për tre muaj, dhe pastaj i vihet çelësi, sigurisht që ky punonjës kalon në call center dhe do të qëndroj aty. Sot numri i nxënësi të Shkolla Hoteleri-turizmi, numri i nxënësve ka rënë më 30% dhe ne kemi hapur dyert për pa kufizim note, pra tregton që interesi për këtë fushë nuk është i mirë.

Një nga arsyet kryesore pra ne duhet të krijojmë konceptin e një punonjës turizmi i cili duhet të ketë mundësi të punojë gjithë kohës, dhe nëse nuk ka mundësi të paguhet paga, subvencionohet paga në forma të tjera. E kjo është një nga zgjidhjet që ka bërë Greqia psh,

Duhet ta kuptojmë përfundimisht që ne nuk mund të kemi turizëm, shërbim dhe trajnim , pse duhet te trajnosh një punëtor që në shtator e ka ndërkohë të largohet. Duhen masa urgjente.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy