Pushime te familjarët/ Ekspertët: 8 në 10 familje nuk kanë buxhet, duhen politika sociale

Pushime te familjarët/ Ekspertët: 8 në 10 familje nuk kanë buxhet, duhen politika sociale

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin e kaluar, 70% e shqiptarëve nuk kanë para të bëjnë pushime. Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me mundësitë që ofrohen për familjet me të ardhura të ulëta. Të ftuarit ranë dakord për mundësitë e kufizuara ekonomike të pjesës më të madhe të qytetarëve për të bërë pushime. Po ashtu, ata theksuan nevojën për politika sociale që mbështesin këto familje dhe shtresat në nevojë. 

 

FJORIDA ZANA – EKSPERTE TURIZMI

Janë shifra të vërteta. Vit pas viti po shohim si rriten çmimet brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi oferta të përballueshme por këto duhet të organizohen paraprakisht. 

Në Adriatik, çmimet janë më të lira. Talja, Shëngjini, Velipoja, Spilleja. Por ka plot që nuk ua lejon buxheti as në këto plazhe. 

 

EVA SINANAJ – SOCIOLOGE

Duket sikur ujërat po na shtresëzojnë shoqërinë. Vitet e fundit, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, biznesi vendas 

Të pushosh nuk është luks. Nuk duhet që xhepi të na bëhet pengesë për të pushuar. Shpesh shfrytëzohen lidhjet familjare. Arsyeja është mundësia e kufizuar financiare. Kudo janë rritur çmimet. Rroga mesatare e një shqiptari me të dy prindërit në punë nuk i përballon dot 5 ditë pushime. 

Shqiptari mesatar nuk i del ekstra nga rroga për të pushuar. Të kursejmë çfarë? Nuk tepron gjë. këtu duhet të hyjnë në lojë politikat sociale. Pensionistët në Shqipëri nuk e kanë luksin të shkojnë me pushime. Familjet me një prind janë grupe në nevojë. Studentët, personat me aftësi të kufizuara. Janë target-grupe që kanë nevojë të subvencionohen nga shteti. P.sh në Greqi është një javë pushim në vit, i paguar nga shteti, për të gjithë të papunët. 

 

RENALDO XHANI- DREJTOR TURIZMI, BASHKIA LEZHË

Këtë vit, Lezha ofron të njëjtat çmime. Turistët kanë ardhur në rritje. Qershori është më i mirë. Ka kapacitet të mirë, çmime konkurruese. Çmimet janë në përputhje me nivelin ekonomik. Çadrat janë 300-500 lekë në zonat që bashkia i ka çliruar nga beach-baret. 

Ne kemi hapur këtë vit shumë më shumë plazhe publike. Këtu edhe drekat janë më të lira. Këtu një spagheti me fruta deti e ha me 7 euro, kur në Mal të Zi shkon deri 20 euro. Kemi bërë takime që të rrimë në këtë format, pra të mos rriten çmimet. 

 

RIGERTA LOKU - KËSHILLTARE, BASHKIA MIRDITË

Një familje e thjeshtë me dy fëmijë, i duhen 700-800 mijë lekë. Nuk i ka një familje mesatare kaq. Ndaj për të amortizuar kostot, shpesh shkojmë te miqtë dhe familjarët. Mua më ka ndodhur të shkoj shpesh në Romë, te motra. Ne kemi një rritje çmimesh katastrofike. Ana tjetër është çmimi i karburantit. Është e papërballueshme edhe për të shkuar në plazh dhe kjo duhet marrë parasysh. Ana tjetër është trafiku. Hapësirat publike në plazhe mungojnë ende, edhe pse janë rritur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy