Balla: Meta e ka shkelur Kushtetutën, mirë do ishte të ikte që sot

Balla: Meta e ka shkelur Kushtetutën, mirë do ishte të ikte që sot

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka komentuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Kuvendin për të shkarkuar presidentin Ilir Meta duke argumentuar se nuk barë shkelje të rënda.

Në fjalën e tij, Balla ironizoi vendimin e Kushtetueses duke u shprehur se Meta e ka shkelur Kushtetutën, por shkelja ka qenë e butë, ndërsa shtoi se ai do iki pas 150 ditës edhe pse mirë do ishte të ikte që sot.

Huqi qenka edhe i transferueshëm, nga baba te biri politik, të thuash që maxhoranca socialiste kontrollon drejtësinë sot është më e gënjeshtër se kurrë kur dje ka patur një vendim nga gjykata më e madhe në vend, që ka rrëzuar një vendim të iniciuar nga kjo maxhorancë. Nëse do kontrollonim drejtësinë do ishte shkarkuar Meta se nuk ka shqiptar në këtë vend që nuk bie dakord se Ilir Meta duhet shkarkuar.

Gjykata nuk komentohet dhe në këtë aspekt, dua të tërhiqni pas çdo akuzë që keni thënë se këtu është kap drejtësia. Kushtetuesja ka dhënë një vendim ndryshe nga kuvendi. Ka thënë që kuvendi nuk ka shkelur as rregulloren as kushtetutën por ka thënë e ka shkelur por e ka shkelur butë. Ajo që dua t’ju them: ne nuk ndryshojmë mendim. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, 150 ditët e mbetura nuk ia çbëjnë dot figurën qesharake. Ilir Meta do bënte mirë të ikte që sot. Opozita qenka bashkuar prapë! A ka mundësi të bashkoheni edhe për 6 marsin se do ju mundim si ka ndodhur historikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy