Baçi: I bindur që Dashamir Shehi nuk kandidon në Tiranë, Alibeaj ka zero shanse të dalë me 61 kandidatë! (VIDEO)

Baçi: I bindur që Dashamir Shehi nuk kandidon në Tiranë, Alibeaj ka zero shanse të dalë me 61 kandidatë! (VIDEO)

Deputeti i PD Luan Baçi duke folur në MCN Live u shpreh i bindur që Dashamir Shehi nuk do të garojë me grupimin e Alibeajt për bashkinë e Tiranës. Eriselda Zotajn të grupimit Alibeaj në Fier, Baçi e konsideroi një “kandidate anonime”, ndërsa u shpreh se Evdar Kodheli i primareve do bëjë surprizën në Fier. Ai tha se Evdar Kodheli ka reputacion të mirë, jo vetëm te PD, por edhe te pjesa gri, dhe te socialistët.

Baçi deklaroi se Rama është i frikësuar nga PD e Berishës dhe përdori intrigat dhe makinacionet me qëllim lënien e saj jashtë zgjedhjeve.

Nuk na ka përjashtuar Celibashi, por Edi Rama. Është Rama që bën lojën e tij, sepse kërkon të hyjë në zgjedhje pa opozite. I trembur dhe i frikësuar. Në 2019-ën e realizoi përmes kryetarit të PD, dhe lamë Ramën të kandidonte me kandidatë të vetëm, dhe sot kemi 61 bashki me kryetar bashkish të emëruar, dhe këshill bashkiak monist. Rama i frikësuar nga opozita që s’mund të ishte më në shërbim të Ramës, filloi makinacione të tjera. Gjeti një mënyrë tjetër, me kryetarin e PD të shkarkuar…PD si asnjë parti tjetër gjeti një mënyrë demokratike për të përcaktuar kandidatët, duke i përzgjedhur anëtarësia me një anëtar një votë. Rama është vërtet i frikësuar dhe menjëherë filloi intrigat me veglat e tij për ta lënë PD-në jashtë zgjedhjeve. Rama donte vetëm Alibashën dhe vulën. Është bërë një koalicion, ku ka një propagandë të shfrenuar për ta dëmtuar PD-në, që PD është future në sqetullën e  PL, etj. etj., por nuk është kështu. PD ka nxjerrë kandidatët e vet, që s’janë as të PL, as të Partisë Demokristiane as të PBDNJ-së.

Kjo puna e vulës ka marrë një fryrje të qëllimshme, artificiale nga Rama. Partia nuk është vula, janë strukturat. Është po ajo vulë, që ka pësuar disa ndryshime. Ka bërë një rikthim në origjinën e vet. Thjesht një ndërhyrje brutale dhe e paligjshme, bëri që PD të pengohet, t’i mbahet dosja në Gjykatën e Shkallës së Parë. PD ka atë sigël, atë vulë, që është miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, pavarësisht pengesave ligjore. Nëse fitojnë pjesën më të madhe ata, unë do kërkoj ndjesë publike dhe do të rreshtohem pas tyre si anëtar i thjeshtë i PD. LSI ka emrat e vet në këshillat bashkiak, do dihet kush janë emrat e LSI dhe PD. Ne do jemi me një farë humbje se si bazë do jetë rezultati i këshillave të vitit 2015, ku PL ka pasur një rezultat shumë të mirë te këshilltarët. Në Fier LSI ka pasur 9 këshilltarë dhe PD 12. Në bazë të atij rezultati do bëhen llogaritë. Ata (PD zyrtare) nuk do gjejë as emrat e anëtarëve të këshillave bashkiak. Ne do të marrim një rezultat që do t’i habisë të gjithë. PD u ka bërë publicitet kandidatëve, sepse kanë marrë vesh të majtë e të djathtë para dy muajve kush do jenë kandidatët”.

Ndërsa iu kërkua një koment për Eriselda Zotajn, Baçi tha “Në 14 maj do jemi këtu, dhe nëse do ketë 10 për qind të votave që do marrë Evdar Kodheli, kandidati i primareve, unë bëjë çfarë të doni ju!

Sa i takon aludimeve se Shehi do të garojë në Tiranë, deputeti i PD u shpreh: “Absolutisht që nuk ka të mirë. Shehi është personalitet dhe figurë politike e nderuar. Por të garantoj me bindjen time, dhe me ato që di dhe bisedoj edhe me z.Shehi, s’ka shanse z.Shehi të pranojë. Z. Shehi e di shumë mirë kush është Alibeaj. Ai ka qenë nga njerëzit më kritikë për atë lëvizje që bënte Alibasha. Z.Shehi është shprehur publikisht që mbështet kandidatët e primareve. Koalicioni që ka bërë është për interes të këshilltarëve bashkiakë. Janë parti që kanë interesat e veta që të futen në zgjedhje për të marrë këshilltarë bashkiak. Është në mbështetje të z.Këlliëi, dhe s’mund ta bëjë kurrë z.Shehi që të dalë përballë Këlliçit. Nëse Alibasha do me patjetër të gjejë një individ që të ndihmojë Veliajn, mund të gjejë ndonjë individ, që s’është gjë tjetër, veçse vegël e Ramës, i paguar nga Rama, për t’i prishur punë PD-së.

Bashkia e Fierit është një bashki e madhe, që drejtohet nga një individ që e ka mbytur bashkinë me familjarë, krushq, që nuk ka socialist që e voton më. Evdar Kodheli ka reputacion të mirë, jo vetëm te PD, por edhe te pjesa gri, dhe te socialistët. Do shikoni në Fier një surprizë në 14 maj. Nuk janë dele qytetarët fierakë, kanë besuar te socialistët, jo te Rilindja”.

Luan Baçi tha se grupi Alibeaj do ta ketë të pamundur të nxjerrë 61 kandidatë në zgjedhje.

I ka shanset zero që të paraqitet në të 61-ta bashkitë me kandidatë. Shënojeni këtu, nëse do t’i plotësojë të 61 bashkitë me kandidatë, do marrë çfarëdo lloj vendimi për veten time. Nxjerrin këtë justifikimin që kemi rënë dakord në bazë. Me kë ranë dakord në bazë? Dolën në primare ata? Jo. Nëse nuk nxore në një bashki mos nxirr në asnjë, bjer dakord me primaret. Mungesa e kandidatëve dhe listëve të këshilltarëve tregon që ajo s’është PD. PD jemi ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy