​Digjet vetura e Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës

​Digjet vetura e Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës

Vetura ‘Passat B5’, pronë e liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’, Oliver Ivanoviç, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se vetura dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte e parkuar para ndërtesës ku jeton Ivanoviç, përkatësisht në rrugën ‘Llolla Ribar’ në veri të Mitrovicës.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa policia është duke e hetuar rastin. /KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy