Studimi: Reduktimi gradual i antidepresivëve dhe terapia, mënyra më efektive për të ndaluar ilaçet

Studimi: Reduktimi gradual i antidepresivëve dhe terapia, mënyra më efektive për të ndaluar ilaçet

Një studim i ri tregon se pacientët që reduktojnë gradualisht antidepresivët dhe vazhdojnë terapinë psikologjike kanë më shumë shanse të shmangin rikthimin e simptomave.

 

Antidepresivët nuk duhet të përdoren përgjithmonë, thonë studiuesit. Çdo vit, shumë njerëz në Evropë përdorin këto ilaçe për të trajtuar depresionin dhe ankthin. Megjithatë, frika nga rikthimi i simptomave shpesh i mban pacientët në këto medikamente edhe pse përjetojnë efekte anësore afatgjata si mpirja emocionale ose probleme seksuale.

 

Sipas Euronews, grupi i studiuesve nga Franca dhe Italia ka bërë një rishikim të gjerë të 76 studimeve me mbi 17,000 pjesëmarrës, duke gjetur se rediktimi i ngadaltë i medikamentit, mbi 4 javë, ose më shumë se 12 javë për redukltim shumë të ngadaltë së bashku me mbështetje psikologjike, është po aq efektive sa përdorimi i vazhdueshëm i antidepresivëve për të parandaluar rikthimin e simptomave.

 

Studiuesit nënvizojnë se çdo pacient duhet të ndjekë një plan të personalizuar, duke kombinuar strategjinë më të mirë me karakteristikat e tij individuale. Terapitë alternative si mbështetja psikologjike, terapitë kognitive-biheviorale mund të jenë shumë të dobishme, madje edhe në afat të shkurtër.

 

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se antidepresivët mbeten të rëndësishëm për shumë pacientë, dhe mbështetja psikologjike nuk mund t’i zëvendësojë plotësisht. Tërheqja e kujdesshme mund të funksionojë për disa, por shumë të tjerë ende kanë nevojë për trajtim farmakologjik të vazhdueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy