Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, për situatën në Partinë Demokratike dhe ku ndodhet partia që ajo përfaqëson, deklaroi se brenda opozitës të gjitha forcat politike janë faktorë dhe kanë peshën e vetë specifike të votave dhe duan t’i dalin përballë mazhorancës.
Në këtë drejtim ajo tha në studion e MCN Live se Partia e Lirisë ka peshën e saj, duke pasur mandatet e saj në parlament dhe peshën e saj.
Mendoj se edhe marrëveshja e firmosur para pak muajsh mes kreut të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë nuk kishte lidhje aq shumë me oportunitetin politik se sa të bëhen palët të gjitha bashkë, për t’i dalë përballë një të keqe që ka uzurpuar gjithçka.
Mund të kishim kërkuar diçka më shumë, nuk e kërkuam. Edhe ato katër persona që kandidojnë nga Partia e Lirisë në katër bashki, nuk janë bashki qendrore.
Nëse do kishte qenë oportunitet politik, do të ishim bërë dhe ne më lakmitar dhe marrëveshja do ishte shumë më e gjatë.
Por ne vendosëm të suportojmë kandidatët e primareve të dala nga Partia Demokratike dhe ata do mbështesnin ata kandidatë tanët që shihen të favorshëm dhe për Këshillat Bashkiak.
Ne e shohim me rëndësi peshën e Këshillit Bashkiak. Rasti i fundit ishte i inceneratorëve që Erion Veliaj e miratoi pa e kaluar në Këshillin Bashkiak.
Pikërisht për Këshillat Bashkiak, Partia e Lirisë do të garojë me lista shumemërore të veçanta.
Sipas saj, qytetarët e kanë të qartë që të gjithë duhen bërë bashkë që kjo shumicë të largohet qoftë nga qeverisja lokale, por edhe nga qeverisja e madhe.
Për demokratët, për sa kam takuar dhe njohur më vjen mirë të di se ku qëndron vullneti i bazës.
Për qarkun e Shkodrës, largimin e deputetit të Partisë së Lirisë dhe bashkimit me Partinë Socialiste, Caka nuk sheh ndonjë rrudhje të jashtëzakonshme të opozitës.
Për demokratët gjërat sot janë shumë të qarta. Edhe ato pak vota që në 6 mars rrodhën nga thesi i opozitës, nuk besoj se do të ndodhë edhe nëse Rama me Bashën vijojnë të bëjnë marrëveshje të ndyra, qoftë dhe me Enkelejdin.



