MPJ: Zyrtarëve nga Beogradi u ndalohet të marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve në Kosovë

MPJ: Zyrtarëve nga Beogradi u ndalohet të marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen ne Kosovë zyrtarëve serbë nga Beogradi, për të bërë fushatë për partitë serbe.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, është shprehur se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve.

Zyberaj, ka thënë se të gjitha kërkesat për vizita nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet. Sipas tij, qëllimi i Beogradit është destabilizimi i Kosovës dhe shantazhi mbi serbët lokalë e ndërhyrja në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në dy ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.Të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet”, ka shkruar Zyberaj.

“Qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë dhe të shantazhoj serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor. Ky vendim merret pas një konsultimi të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë. Ky vendim është në interesin e Kosovës dhe mbron të gjithë qytetarët që të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë për udhëheqësit e tyre të ardhshëm”, është shprehur këshilltari i ministrit të jashtëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy