Basha: Të qëndrojmë të bashkuar në betejën për ndryshim. Kadilli: Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re

Basha: Të qëndrojmë të bashkuar në betejën për ndryshim. Kadilli: Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari Basha u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar.

Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës së tyre mund t’i bëjmë ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemer, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë—shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!

Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!

ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE MË SHUMË SOT!!!

Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.

 

Kandidati i vetëshpallur, Fatbardh Kadilli, nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës për paaftësi në drejtimin e partisë.

Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen; për një pjesë të problemeve je vetë përgjegjës. Për një pjesë tjetër ke qenë i pazoti t’i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit; Kjo luftë do vazhdoje sa herë të ketë zgjedhje;

Në luftën për votën ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit - përvojat: ‘15 më mirë se ‘21, dhe këto dukshëm më mirë se ‘17, apo dhe më keq, nga ‘19..

Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën; kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011; luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërine si tipare që ty të kanë munguar.

Je humbës i përsëritur prej defekteve personale;

Humbja është e jotja- përgjegjësia jotja-

Të kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin  tonë dhe profilin politik; karierën dhe cdo gjë.

Nuk dhe shpresë; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dalë me shumë parti nga PD në vitet që drejton ti se në 20 vjetet para teje.

Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd.

E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes;

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një qasjes solide dhe strategjike.

Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte;

Ti nuk mund te ndërtosh më asgjë të re. Nqs unë jam bartës i një projekti të ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy