Pendohet "truri" i grabitjes së Rinasit, tregon emrat e bashkëpunëtorëve

Pendohet "truri" i grabitjes së Rinasit, tregon emrat e bashkëpunëtorëve

I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpija pranon përfshirjen në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar­Rinas. Çerpija që njihet edhe me dy emra të tjerë, është treguar bashkëpunues me policinë dhe prokurorinë, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave.

Të cilat, ashtu si Neim Avdulaj, i kishte groposur në oborrin e shtëpisë në Bathore. Burimet thonë se Çerpija, ka trreguar edhe emrat e personave me të cilët ka bashkëpunuar, si në vjedhjen e dhjetorit të 2015 ashtu edhe atë të datës 9 shkurt të këtij viti.

Dëshmia e tij para grupit hetimor, thonë burimet, ka zbardhur dhe identifikuar edhe personat e tjerë pjesëmarrës në grabitje, të cilët janë shpall në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ku është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Nga ana tjetër, burimet thonë se pavarësisht gjetjes së tenxhereve të fundit të mbushur me para në oborrin e familjes Çerpija, në total shuma e gjetur deri më tani nuk arrin 400 mijë dollarë amerikanë.

Edhe pse, në dy grabitjet sipas të dhënave të bankës, janë marr rreth 7 mln euro. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të 4 të arrestuarve që kanë mbajtur qëndrim pohues, Admir Çerpija, Fatjon Xhyli, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë pretenduar se një shumë të konsiderueshme parash, të fituara edhe në formë shpërblimi i kanë harxhuar në lojra fati.

Ndërsa i vetmi që mbetet në pozitat mohuese të përfshirjes së tij në dy grabitjet me armë, është I dyshuari Ernest Kupa.

Pavarësisht mohimit nga ana e tij, është i dyshuari Neim Avdulaj, ai që ka përfshirë Kupën në grabitjet e parave të bankave.

Pasi gjatë dëshmisë, Avdulaj ka thënë se Admir Murataj, personi i shpallur në kërkim, në çdo takim me atë për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve të transpoprtit të parave, shoqërohej me Ernest Kupën. Abc news ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Murataj, tek i cili hy garant për Fatjon Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajt nga ish­efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu. /ABCNews 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy