Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri një deklaratë një deklaratë të fortë pas Samitit në Londër.
"Ne duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën," tha ajo, duke zbuluar se Komisioni Evropian do të propozonte një plan për ta adresuar këtë në takimin e Këshillit Evropian më 6 mars.
Duke theksuar rëndësinë e investimeve të qëndrueshme në mbrojtje, ajo theksoi se është kritike për sigurinë e Bashkimit Evropian.
"Në mjedisin gjeostrategjik me të cilin përballemi, ne duhet të përgatitemi për më të keqen dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në përputhje me rrethanat," tha ajo. Von der Leyen theksoi se Ukraina kërkon "garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë" për të mbështetur pozicionin e saj ekonomik dhe ushtarak.
Kur u pyet për mesazhin e saj për SHBA-në, von der Leyen ripohoi angazhimin e BE-së, duke thënë: "Ne jemi të gatshëm, së bashku me ju, të mbrojmë demokracinë dhe të mbështesim sundimin e ligjit, duke siguruar që asnjë komb të mos mund të pushtojë, apo të ndryshojë kufijtë me forcë”.
19 liderë u mblodhën në "Lancaster House" për të diskutuar mbi sigurinë e Evropës, ndërsa kryeministri britanik, i cili ishte mikpritës, shpreson të rikthejë planin e paqes në Ukrainë “në rrugën e duhur”.



