Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka urdhëruar rindërtimin dhe rihapjen e burgut të Alkatrazit, burgut famëkeq federal të vendosur në një ishull të vogël në Kaliforni, i cili u mbyll gjashtëdhjetë vjet më parë.
Burgu do të strehojë kriminelët më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës.
Njoftimi i Presidentit amerikan u bë në rrjetin social në Truth, duke shtuar se burgu do të zgjerohet ndjeshëm.



