Europa në pritje të tarifave/ Lagarde: Kundërpërgjigjemi me masa të forta

Europa në pritje të tarifave/ Lagarde: Kundërpërgjigjemi me masa të forta

Pak orë përpara se Donald Trump të shpallë paketën e tarifave  tregtare për Europën, shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se ky vendim i administratës së re amerikane do të ketë "efekte negative në mbarë botën". Ajo shtoi se ndikimet do të varen nga shtrirja e tyre dhe kohëzgjatja.

Sipas Washington Post, këshilltarët e Trump po punojnë për një plan që do të rriste tarifat për mallrat me rreth 20% për pothuajse të gjitha vendet. Qeveria amerikane vlerëson se tarifat e reja do të gjenerojnë gjashtë trilion dollarë, të cilat mund t'u kthehen qytetarëve amerikanë.

Megjithatë, shumë ekonomistë kanë paralajmëruar se tarifat mund të mos kenë efektin që pretendon presidenti amerikan. Gjithsesi Evropa po përgatitet për të gjithë skenarët si për negociata ashtu edhe për kundërmasa të forta nëse është e nevojshme.

"Evropa ka shumë karta, nga tregtia te teknologjia. Forca jonë qëndron gjithashtu në gatishmërinë tonë për të marrë kundërmasa të forta nëse është e nevojshme. Të gjitha mjetet janë në tryezë”, tha Christine Lagarde.

Ndërsa ministri francez i Industrisë Marc Ferrazzi tha se Evropa do t'i përgjigjet në mënyrë proporcionale aplikimit të mundshëm të tarifave, por nuk do të përshkallëzojë tensionet në asnjë rrethanë. “Evropa ka qenë gjithmonë në anën e negociatave dhe qetësisë, sepse luftërat tregtare, ju e dini, prodhojnë vetëm humbës, tha ai për mediat franceze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy