Basha viziton bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës, dëmi me qindra mijëra euro (VIDEO)

Basha viziton bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës, dëmi me qindra mijëra euro (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot disa biznese në Durrës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryedemokrati është njohur nga afër jo vetëm me dëmet jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për prorositë e marra.

Shqetësimi kryesor që biznesmenët i ngritën Bashës ishin pasojat që ka lënë tërmeti, ku kanë theksuar se më tepër ju janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që I kishin stabilizuar deri diku.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti.

“Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe”- i tha Bashës pronari i një mobilerie në Durrës, i cili shtoi se vazhdon të paguajë njësoj të gjithë punëtorët dhe sigurimet shoqërore, pavarësisht se kjo është një kosto e madhe për të.

“Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar”,- i tha Bashës pronari i një fasonierie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve.

“Dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro. Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë”, u shpreh pronari i fasonerisë së veshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy