Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ Kim: Institucionet të punojnë me urgjencë

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ Kim: Institucionet të punojnë me urgjencë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, u shpreh sot se dhe 6 javë kanë mbetur për të bërë të mundur funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti”, u shpreh ajo.

“6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë”, theksoi më tej Kim.

Kim falënderoi KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. “Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar”, u shpreh ambasadorja amerikane.

“Liderët duhet të përmbushin premtimin për popullin e Shqipërisë për drejtësi”, përfundoi Kim.

Ambasadorja Kim shpërndau edhe reagimin e saj të datës 19 tetor ku përshëndeste Presidencën dhe Parlamentin për publikimin e listave përkatëse për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shprehej Kim në 19 tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy