Censusi/ Gjonçaj: Rënia e popullsisë si pasojë e emigracionit, shoqëria po plaket me ritme më të larta

Censusi/ Gjonçaj: Rënia e popullsisë si pasojë e emigracionit, shoqëria po plaket me ritme më të larta

INSTAT publikoi pak ditë më parë, pas shumë shtyrjeve, disa të dhëna të Censusit 2023, të realizuar gjatë vitit të kaluar.

Lidhur me këtë eksperti Arjan Gjonçaj në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se popullsia tek ne vazhdon të bjerë dhe kryesorja tek kjo qëndron emigracioni.

Ai tha se një risi të re kësaj radhe kemi që shtesa natyrore ku lindjet kanë rënë aq shumë dhe po i afrohet vdekjeve dhe këtu del dhe problemi i plakjes që ne kemi një moshë mesatare të popullsisë 42 vjeç.

Sipas tij, shoqëria, popullsia jonë po plaket me ritme më të larta dhe po plaket si rezultat i emigracionit, pra kemi më shumë pleq se sa fëmijë.

Drupal Ad

 

 

 

Popullsia ka vazhduar të bjerë. Domethënë, ne kemi një rënie të popullsisë prej 420 mijë njerëzish. Kjo është numri një, domethënë, ti si vend vazhdon të biesh, nuk e ke kthyer trendin, kryesorja tek kjo është emigracioni.

Pra, nuk është vetëm shtesa natyrore, shtesa natyrore në fakt ka qenë, kjo tregon që emigracioni ka vazhduar. Unë thashë që ka vazhduar me dyzet e dy mijë e pesëqind, që po ta krahasoj me periudhën e dy censuseve më parë që mund të kem këtu kanë qenë rreth 480 mijë. Në dhjetë vjet, me gjithë shtesën natyrore të përfshirë, gati 300 mijë diferenca midis dy popullsive, treqind mijë e pak. Shtohet shtesa natyrore që ka qenë rreth 185 mijë shkonte tek diku 510 të cilat po t'i ndaje për dhjetë vjet i bie gati 48 mijë të ikur në vit të larguar.

Po kemi një risi të re kësaj radhe, që shtesa natyrore po i afrohet shumë. Domethënë, lindjet kanë rënë aq shumë në mënyrë absolute dhe po i afrohet vdekjeve në fjalë, bile madje në vitet e Covid-19 kaloj ndryshoi, domethënë që më shumë vdekje sesa lindje. Pra, ke të dy fenomenet, kjo ka krijuar disa probleme që janë shumë të mëdha, problemi i plakjes, ne kemi një moshë mesatare të popullsisë 42 vjeç.

Dhe neve që kemi qenë konservatorë në parashikimet e mplakjes së popullsisë, që thoshim, popullsia mbi 65 vjet do ishte diku në 17-18% dhe kjo ka dalë me shumë, ka dalë 20 për qind. Pse është e rëndësishme kjo? Kjo është e rëndësishme sepse shoqëria, popullsia jonë po plaket me ritme më të larta dhe po plaket si rezultat i emigracionit. Pra kemi më shumë pleq se sa fëmijë dhe ajo që është e rëndësishme është raporti. Vetëm këtu po të ndalesh të marrësh të gërmosh nga ana politike-ekonomike-sociale, ti kupton se popullsitë e plakura vijnë me zhvillimin e ekonomisë, domethënë në botën perëndimore një popullsi plaket.se ka pasur shumë të shpejtë rënien e lindshmërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy