Dorëheqja e Bashës, Nazarko: Është ‘ngrirë’ për një vit, PD s’ka dalë dot ende nga kriza (VIDEO)

Dorëheqja e Bashës, Nazarko: Është ‘ngrirë’ për një vit, PD s’ka dalë dot ende nga kriza (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe dorëheqjen e Bashës të cilën e konsideroi një “ngrirje”.

Nazarko tha se duke vendosur që zgjedhja e kryetarit të ri të bëhet pas zgjedhjeve lokale i jep kohë Bashës dhe grupit të tij të shoh se çfarë do të ndodh gjatë këtij viti.

Sipas tij kryetari i ri duhet të zgjidhet me miratimin e të dyja palëve, ndërsa shtoi se Berishën nuk e sheh si udhëheqësin e saj.

Basha është tërhequr, po dera e PD është e kyçur nuk është e lirë. Basha tani më shumë se kurrë po e ruan PD. Në pikën 4 të atij formulari që lexoi Alibeaj zgjedhja e kryetarit do bëhet pas zgjedhjeve lokale, pra pas një viti dhe Basha rri 1 vit pushim. Në fushë ka mbetur vetëm një personazh Berisha, përkrahësit e të cilit e duan atë për tu siguruar karrigen. Basha në tërheqjen e vet ka lënë një front i cili nga të gjitha anët tregon se ai ka marrë pushim, por është aty, thjeshtë ka ngrirë. Berisha si përfaqësues i shumicës ka probleme me Evropën, Amerikën. PD ka mbetur një parti që nuk arriti të dalë dot asnjëherë nga kriza. Basha mund ti ketë ngarkuar vetes një detyrë që të jetë më aktiv në parlament gjatë këtij viti, por duke u tërhequr ka lënë një boshllëk shumë të madh te PD për shkak të titullit që përfaqëson. Nga ana tjetër Berisha është shumë i lexuar dhe këtë pozicion do e shfrytëzojë për të negociuar non gratën e tij dhe për të rregulluar marrëdhëniet me Amerikën. Basha është vetëngrirë. Mendoj se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vendosur të rrinë pushim derën e PD e ruan Alibeaj. Kryetari nuk është Berisha. Besoj se Berisha këtë pjesë të lojës po e luan për të negociuar këtë fatin e vet dhe marrëdhëniet e tij me ta dhe evropianët. Këto janë loja të rregullta të njohura.

I pyetur se si e sheh të ardhmen e Bashës në politikë pas 9 vitesh i akuzuar për humbje të njëpasnjëshme, Nazarko tha se demokratët duhet t’ja dinë për nder Bashës që ka larguar LSI sepse ajo ishte një forcë që më shumë dëmtonte PD sesa PS.

PD ka nisur vetë asgjësimin e vet pas aleancës me LSI. Basha që në 2017 kërkoi të largonte LSI nga loja është gjë e madhe që demokratët duhet t’ja dinë për nder. LSI duke dashur të jetë gjithmonë me fituesit nuk i ka bërë dëme PS, por ka grirë vazhdimisht PD. Këtë duhet ta vënë në llogari në PD dhe kjo është meritë e Bashës. Arkitekt i kësaj historie është Berisha, por pa LSI ai nuk fitonte dot gjë. Por gjithsesi Basha e ka këtë meritë. Dhe e dyta duhet të kuptojmë se nëse amerikanët nuk do shpallnin non grata Berishën në PD do vazhdonte e njëjta histori. Në përfytyrimin e zakonshëm ne shohim një Bashë humbës, por ai nuk është kështu. Basha nën hijen e Berishës gradualisht ka arritur të mbyllë defektet e mëdha që ka sjellë skema berishiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy