
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjete sociale bëri të ditur sot se ERE është thirrur në Parlament për t’u përgjigjur në lidhje me pesëfishimin e çmimit të energjisë.
Vasili shton se aksioni opozita për llogaridhënie dhe nxjerrjen e përgjegjësve në emër të qytetarëve nuk do të ndalet.
Llogaridhënia nuk ndalet, kemi thirrur ERE-n ne Parlament për pesëfishimin e çmimit te energjisë!
Kemi thirrur ERE-n ne Parlament, qe te japë llogari për vendosjen çmimit te energjisë pese fish me te larte pas 800 KË për qytetaret.
15 deputete te Partisë se Lirisë dhe te Partisë Demokratike se bashku, kemi thirrur te ERE- n te tregoje publikisht ne Parlament se pse ju bind urdhrit politik te Edi Rames për te pesëfishuar çmimin për qytetaret.
E kemi thirrur te tregoje se si shkeli pavarësinë e saj te garantuar me ligj per t'ju bindur urdhrit te çmendur te Edi Rames, i cili ishte pa asnje baze, por thjesht nje provokim ndaj qyetareve.
E kemi thirrur te tregoje se cfare i mbetet ERE-s, kur vete Edi Rama e hedh poshte po vete Vendimin e ERE-s te nje dite me pare.
Menaxhimi mafioz i energjise nga Edi Rama dhe qeveria eshte fakt qe nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe te dhena pa fund, te cilat vetem ERE beri sikur nuk i pa dhe sikur harroi.
Provokimet neveritshme te Edi Rames ndaj qytetareve dhe presioni i tij me energjine gjeten mbeshtetjen e ERE-s, e cila me Ligj duhej te ishte bariere dhe jo ortak i tij.
Aksioni i opozites per llogaridhenie dhe nxjerrjen e pergjegjesive ne emer te qytetareve nuk do te ndalet.



