Nacionalistët sulmojnë Ramën, Vuçiç e merr në mbrojtje mikun

Nacionalistët sulmojnë Ramën, Vuçiç e merr në mbrojtje mikun

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”. Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe Trepçën. Vuçiç i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.  DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy