Terminali i Konteinerëve në portin e Durrësit jepet me koncesion për 5 vjet

Terminali i Konteinerëve në portin e Durrësit jepet me koncesion për 5 vjet

Terminali i Konteinerëve në Portin e Durrësit do t'i jepet privatit për një afat 5-vjeçar.

Autoriteti Portual Durrës ka hapur tenderin me fond limit 3.7 miliardë lekë pa TVSH me objekt: "Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për 5 vjet”.

Afati për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrjen në garë përfundon më 22 shtator 2020.

Porti i Durrësit është epiqendra e tregtisë së mallrave në vend, në të cilin aktualisht zbatohet kontratat e skanimit të konteinerëve.

Koncesioni i këtij terminali më parë është mbajtur nga kompania turke “Kurum”, e cila e humbi të drejtën e menaxhimit pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës e hodhi në gjyq për mosrespektim të kontratës dhe si pasojë mungesë investimesh.

Në janar të këtij viti, përmbaruesit realizuan kalimin e aseteve të këtij terminali në duart e Autoritetit Portual Durrës.

Përpunimi i konteinerëve është një biznes shumë fitimprurës.

Volumi i punës në këtë terminal është rritur nga viti në vit, sidomos pasi në lojë hynë edhe bizneset e Kosovës dhe Maqedonisë të cilët transportojnë mallra me konteinerë dhe porti i Durrësit konsiderohet nyje e shkëlqyer tranziti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy