Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se nëse do të kishte një drejtor autoritar në krye të “bluve”, “gangot” e bandave do të silleshin ndryshe. Ai konsideroi si rrethet më problematike në raport me krimin Shkodrën, Vlorën dhe Elbasanin.
Për të shtypur bandat u shpreh ai,
"Mjafton të jesh njeri i ndershëm. Mua më ka pëlqyer ‘edhe i vetëm trim në luftë’. Sepse kur i del përballë rrezikut, të tjerët të shkojnë pas. Kam rrezikuar shumë herë. Në Berat, edhe në Shkodër sigurisht”.
Mit’hat Havari tha se kur polici sheh titullarin që ha bukë me kriminelin atëherë bëhet apatik.
Shkodra, Vlora, Elbasani. Mendoj se këto janë tre rrethet që unë i rendis si problematike. Nuk kam qenë unë drejtor të shkoja restoranteve dhe të shkoja me botën e krimit në tavolina. Shumë drejtorë rrinë në zyrë. Edhe ai i Elbasanit rrinte në zyrë. Kjo ka shumë rëndësi”, u shpreh ai.



