Zhdukja e nëndetëses/ Gjenden mbetje pranë rrënojave të Titanikut

Zhdukja e nëndetëses/ Gjenden mbetje pranë rrënojave të Titanikut

Mbetje të papërcaktuara ende janë konstatuar pasditen e sotme në afërsi të rrënojave të Titanikut. Lajmin e bëri të ditur Roja Bregdetare Amerikane. “Një fushë mbeturinash u zbulua në zonën e kërkimit nga një ROV pranë Titanikut”, tha Roja Bregdetare e SHBA. Ekspertët e Komandës së Unifikuar po vlerësojnë informacionin”, thuhet në një postim në Twitter nga Roja Bregdetare e SHBA. Akronimi "ROV" ka kuptimin mjet i drejtuar nga distanca. Kërkimet e pandërprera për nëndetësen “Titan” ishin të pasuksesshme dhe oksigjeni brenda saj ka mbaruar. Kjo shuan shpresat për gjetjen gjallë të pesë anëtarëve të ekuipazhit të nëndetëses që u zhduk të dielën e kaluar pas zhytjes drejt rrënojave të Titanikut. Ndërkohë, me kërkesë amerikane, qeveria britanike ka dërguar në vendngjarje një nëndetëse dhe një avion transporti me materiale specifike. Operacionet e kërkimit janë intensifikuar dhe vazhdojnë me një numër gjithnjë në rritje të anijeve, robotësh patrullues nënujorë dhe avionë që mbërrijnë në zonën e kërkimit, një zonë me madhësinë e Siçilisë, 600 kilometra larg ishullit kanadez të Newfoundland. Titani kishte një furnizim prej 96 orësh ose katër ditësh me oksigjen kur u zhyt rreth orës 6 me orën lokale të dielën në mëngjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy