Siguria kibernetike/ Guzi: Sulmet me IA po shkaktojnë dëme kolosale. Kallanxhi: Pa panik, të dhënat dhe paratë ruhen me kopje fizike e arkiva

Siguria kibernetike/ Guzi: Sulmet me IA po shkaktojnë dëme kolosale. Kallanxhi: Pa panik, të dhënat dhe paratë ruhen me kopje fizike e arkiva

Siguria e bazave digjitale të të dhënave të shtetit shqiptar dhe vala e sulmeve globale kibernetike , aq të shpeshta muajin e kaluar sa tetori 2026 po cilësohet si “tetori i zi”, ishin në fokus të diskutimeve në emisionin “MCN Economy”.

 

Të ftuar në studio, inxhinieri Kejdi Guzi dhe sipërmarrësi Tomi Kallanxhi ndanë opinionet e tyre mbi sfidat e sigurisë kibernetike në vend dhe rolin e Inteligjencës Artificiale në këto sulme.

 

Inxhinieri Guzi theksoi se dëmet financiare nga sulmet kibernetike janë kolosale. 

Ai solli në vëmendje edhe sulmin ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke shpjeguar se në atë rast dobësia nuk erdhi nga infrastruktura, por nga pakujdesia njerëzore.

 

Dëmet financiare nga sulmet kibernetike janë kolosale. duke e ndarë problemin në dy drejtime kryesore, aftësinë e sistemeve për t'u mbrojtur ndaj sulmeve të avancuara me IA dhe menaxhimin e faktorit njerëzor.

 

Nga njëra anë, në rastin e sulmit ndaj Binance, njëri nga problemet kryesore ishte avancimi i teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, pra lëshimi i disa ‘swarm’-eve të agjentëve IA nëpërmjet modeleve të pacensuruara drejt sistemeve të Binance, që dyshohet se erdhi nga Koreja e Veriut për të marrë akses mbi portofolët e kriptomonedhave. 

 

Në rastin e sulmeve ndaj Kuvendit tonë, nuk patëm një problem nga infrastruktura e zhvilluar e sulmuesve, por nga metodat e inxhinierisë sociale, sepse kredencialet për të aksesuar databazën e Kuvendit u morën nga një ish-ofertues. 

 

 

Nga ana tjetër, sipërmarrësi Tomi Kallanxhi u shpreh më optimist, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut dhe lajmeve të rreme që qarkullojnë në rrjetet sociale, pasi humbja e të dhënave apo e parave të tyre në sistemin bankar është thuajse e pamundur.

 

Që të mos i trembim njerëzit, edhe në rastin e Binance, që ishte një nga sulmet më të mëdha kibernetike me vlerë 6.3 miliardë dollarë, çdo gjë u rikthye dhe 99.9% e kriptomonedhave u kthyen te pronarët e tyre. 

 

Teknologjia po ecën me hapa të shpejtë dhe modelet e avancuara të IA-së, si projekti Glass Wing, po bien edhe në duar të gabuara në momente të caktuara, por asgjë e qytetarëve nuk humb. 

 

 

Ai shpjegoi se institucionet financiare në Shqipëri kanë mekanizma të shumëfishtë sigurie, duke ruajtur të dhënat jo vetëm në formë digjitale, por edhe në letër.

 

Institucionet kanë kredibilitet. Të dhënat ruhen nëpër blloqe dhe, në rastin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ruhen edhe në formë fizike, në fletë të printuara dhe në arkivime ditore. 

 

Kështu që të humbin të dhënat apo paratë e qytetarëve është shumë e pamundur. 

 

Avancimi i IA-së bën që sot edhe një 12-vjeçar të mund të gjenerojë një sulm kibernetik dhe kërkohet nga autoritetet më shumë kontroll mbi zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. 

 

Njerëzit e përdorin social median për të amplifikuar fake news-in dhe për të bërë para me të, ashtu siç bëhej panik edhe në vitin 1999 se do të ndodhte një kolaps i madh teknologjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy