“SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më”, Spahiu: Me deklaratën e tij Hill përkrah interesat e Serbisë në Ballkan (VIDEO)

“SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më”, Spahiu: Me deklaratën e tij Hill përkrah interesat e Serbisë në Ballkan (VIDEO)

Ish-ambasadori amerikan në Serbi Christofer Hill ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t'i zgjidhin vetë problemet mes tyre dhe se SHBA nuk do të ndërhyjë me mes tyre.

Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike në Kosovë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se me këtë deklaratë Hill përkrah interesat e Serbisë në Ballkan. 

I drejtohet Ballkanit. Në radhë të parë ka të bëjë me Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë. Me vendet që janë në armiqësi me njëra-tjetrën dhe kërkojnë ndihmën e SHBA për të zgjidhur problemet. Serbia nuk kërkon ndihmë, por kërkon që SHBA të qëndrojë anash që të zgjidhë vetë problemet që ka. Kjo deklaratë është përkrahje direkte e interesave serbe në Ballkan, që tani kemi punë me anë të tjera të botës, dhe zgjidhin vetë problemet. Është inkurajim i Serbisë në politikën e saj. Nëse bëhet në mënyrë të qëllimshme apo jo për t’u vendosur në kurth Serbia mbetet për t’u parë.

Është një mungesë e madhe, tërheqja e trupave amerikane do të përbënte një rrezik për Kosovën, por kjo gjë ndoshta nuk do të ndodhë, edhe nëse do ndodhë nuk ndodh hataja. Kosova duhet t’i shfrytëzojë aleatët e tjerë të mbushë zbrazëtinë. Nëse tërhiqen, forcat numër një që mbeten në Kosovë janë Italia dhe Turqia që kanë kontingjentin më të madh të trupave dhe do duhet të llogaritet këto dy fuqi për të mbajtur stabilitetin. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy