
“Nëse s’keni kapacitete për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, kërkoni ndihmë” – me këto fjalë i është drejtuar Brukselit, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj nga konferenca “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ndërsa presidenti Thaçi përsëriti nevojën për marrëveshje me Serbinë.



