Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se rivendosja e dënimit me vdekje do të paraqitet në Parlament, pa dhënë detaje për kalendarin duke shtuar se kritikat e bëra për këtë çështje nga perëndimorët nuk merren parasysh.
“Së shpejti, së shpejti, mos u shqetësoni. Do të ndodhë së shpejti në Zoti do”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara në përgjigje të turmës së thërriste “ne duam dënim me vdekje për autorët e grushtit të shtetit të munguar në muajin korrik”.
“Qeveria jonë do ta paraqesë këtë në Parlament. Dhe jam i bindur se Parlamenti do ta miratojë dhe kur të vijë para meje, unë do ta ratifikoj”, shtoi presidenti turk.



