
Shërbimi gjeologjik në Brazil tha se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.
Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centrimetra, sipas hulumtuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, Cretaceous Research.
"Nga distanca e madhe midis gjurmëve të gjetura, është e mundur të konkludohet se ishte një zvarranik shumë i shpejtë që vrapoi nëpër dunat antike," tha shërbimi gjeologjik në një deklaratë.
Periudha e hershme e Kretakut shtrihej nga 100 në 145 milion vjet më parë.

"Shtigjet e fosilizuara" të dinosaurëve, siç i quajnë shkencëtarët, u gjetën për herë të parë në vitet 1980 nga prifti dhe paleontologu italian Giuseppe Leonardi në atë që sot është qyteti i Araraquara, në shtetin Sao Paulo.
Leonardi dhuroi një nga mostrat e gjurmëve, të gjetura në të ashtuquajturin formacion Botucatu, një grup shkëmbinjsh të formuar nga një shkretëtirë e lashtë dune, Muzeut të Shkencave të Tokës në Brazil (MCTer) në vitin 1984.
Gjurmët e këmbëve janë të ndryshme nga të gjitha gjurmët e tjera të njohura të dinozaurëve, tha paleontologu i MCTer Rafael Costa.



