
KQZ ka refuzuar regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Është kërkuar korrigjimi i dokumentacionit. Ky dokumentacion i dorëzuar nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor, i propozojmë KQZ mosregjistrimin e kandidatit Plarent Aleksi në zgjedhjet e 25 Prillit”, deklaroi sekretari i KQZ.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se Aleksi do i ndalohet kandidimi dhe ai mund të bëjë ankimin brenda tre ditësh, në rast se ka padakordësi me vendimin.
“Bazuar në relatimin e bërë nga administratA, vendos të refuzojë kërkesën për regjistrimin të Plarent Aleksit si kandidat në qarkun e Beratit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda tre ditësh”, tha Celibashi.
Ndërsa kërkesa e Pal Shkambit për të kandiduar për deputet të pavarur në qarkun e Shkodrës ka marrë miratimin nga KQZ.



