Ministria e Brendshme ka vendosur në të gjitha akset kryesore rrugore foto të mëdha të familjarëve që kanë humbur të afërm në aksidente rrugore, bashkë me apelin e tyre për të bërë kujdes.
Në të gjithë Shqipërinë sot po zhvillohen aktivitete sensibilizuese në përkujtim të ditës botërore të viktimave të aksidenteve rrugore.
Një aktivitet sensibilizues me fëmijët u mbajt sot në mesditë në Tiranë, ku morën pjesë zv.ministrja e Brendshme dhe zv.ministrja e Arsimit.



