Lufta në Ukrainë, Zelensky përjashton marrëveshjen për territorin me Putinin

Lufta në Ukrainë, Zelensky përjashton marrëveshjen për territorin me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë. 

Në një intervistë për BBC për të shënuar një vit nga pushtimi i plotë i Rusisë, ai paralajmëroi se dhënia e tokës do të thotë se Rusia mund të "vazhdojë të kthehet", ndërsa armët perëndimore do të afrojnë paqen.

Zelensky tha gjithashtu se një ofensivë e parashikuar pranverore kishte filluar tashmë.

"Sulmet ruse po ndodhin tashmë nga disa drejtime," tha ai. Megjithatë, ai beson se forcat e Ukrainës mund të vazhdojnë t'i rezistojnë përparimit të Rusisë derisa të jenë në gjendje të nisin një kundërofensivë, megjithëse ai përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.

"Sigurisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton," tha Zelensky.

Ai u takua me liderët e MB dhe BE javën e kaluar në një përpjekje për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare dhe për të kërkuar armë moderne për të mbrojtur vendin e tij. Kur presidenti i Ukrainës kërkoi avionë luftarakë modernë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se "asgjë nuk është jashtë tryezës".

Por Kievi është bërë gjithnjë e më i frustruar me shpejtësinë me të cilën kanë mbërritur armët perëndimore. Dorëzimi i tankeve të betejës, të premtuara muajin e kaluar nga një sërë vendesh perëndimore , përfshirë Gjermaninë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe - mendohet se janë ende disa javë larg mbërritjes në fushën e betejës.

Presidenti Zelensky adresoi gjithashtu një kërcënim të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për të zhvilluar luftë së bashku me trupat ruse nga territori i tij, nëse një ushtar i vetëm ukrainas kalon kufirin.

"Shpresoj se [Bjellorusia] nuk do t'i bashkohet [luftës]," tha ai. "Nëse ndodh, ne do të luftojmë dhe do të mbijetojmë." Lejimi i Rusisë që të përdorë Bjellorusinë si një stacion për një sulm përsëri do të ishte një "gabim i madh", shtoi ai.

Forcat ruse nisën një pjesë të pushtimit të tyre në shkallë të plotë nga Bjellorusia 12 muaj më parë. Ata u nisën me makinë në jug drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por u luftuan dhe u detyruan të tërhiqen brenda javësh, pasi pësuan viktima të rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy