Dëborë në pranverë, zbardhen zonat malore të Elbasanit

Dëborë në pranverë, zbardhen zonat malore të Elbasanit

Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Elbasanit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në fund të muajit mars.

 

Mëngjesin e sotëm, disa zona malore janë zgjuar nën mantelin e bardhësisë. Pikat turistike të Gjinarit, në Elbasan, si dhe Stebleva në Librazhd, janë mbuluar nga reshjet, duke krijuar një panoramë tipike dimërore, ndonëse jemi zyrtarisht në pranverë.

 

Kapriçot e motit kanë surprizuar banorët dhe vizitorët, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit.


Në zonën e Stëblevës trashësia e dëborës arrin në 13 cm por jo shumë dëmtuese për bujqësinë pasi celja e pemëve dhe mbjelljet ende nuk kanë nisur.Ndërsa në Gjinar trashësia arrin nga 10-30 cm në zonat me malore, por ndryshe nga Stëbleva këto reshje konsiderohen dëmtuese për bujqësinë dhe pemtarinë.

 

Sipas parashikimeve, luhatjet e motit pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke rikthyer përkohësisht atmosferën e dimrit në zonat e thella malore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy