Sondazhi/Të rinjtë shqiptarë më shumë kohë kafeneve

Sondazhi/Të rinjtë shqiptarë më shumë kohë kafeneve

Të rinjtë shqiptarë, shpenzimin më të madh të kohës e bëjnë duke frekuentuar kafenetë ose duke lundruar onlinë në internet. Këto fakte dolën nga studimi i fundit, i kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shumë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21 për qind e bëjnë këtë me raste.  Bazuar nga ky studim, të rinjtë shqiptarë haxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë Televizor, si dhe 3.9 orë online. Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Faktor i fuqishëm në këtë çështje është sigurisht, edhe statusi ekonomik i të rinjve: 8 për qind e të rinjve nga grupi më i varfër ekonomikisht nuk del kurrë, krahasuar me mesataren kombëtare, që është vetëm 1 për qind, citon studimi.

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, cdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85 për qind e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70 për qind e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72 për qind), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92 për qind e bëjnë këtë mjaft shpesh).

93 për qind e të rinjve shqiptarë, krahasuar me 85 për qind të tyre në sondazhin e kaluar kanë akses të rregullt në Internet. 

Një tjetër e vërtëtë e dhimshme, sipas këtij studimi, është se të rinjtë shqiptarë, lexojnë gjithnjë e më pak. Vetëm një e treta e të rinjve shpenzon rregullisht kohë të lirë duke lexuar libra, 19 për qind e bëjnë këtë vetëm me raste, ndër-kohë që gjysma tjetër e tyre lexon shumë rrallë (28 për qind) ose nuk lexon kurrë (22 për qind).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy