Taksa 100%/ Serbia nuk do të shkojë në arbitrazh, po përgatit kundërmasa për Kosovën

Taksa 100%/ Serbia nuk do të shkojë në arbitrazh, po përgatit kundërmasa për Kosovën

Gazeta serbe “Novosti”, sipas burimeve të saj, ka raportuar sot se Serbia nuk do të inicojë procedurat për të dërguar Kosovën në arbitrazh për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Sipas gazetës, Serbia është e vendosur për të zbatuar kundërmasa, dhe se ato, tashmë janë në shqyrtim.

Meqenëse është hequr dorë nga arbitrazhi, sepse, sipas burimeve të gazetës , UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar jokompetent.

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i arbitrazhit bie”, kanë thënë burimet e “Novostit”.

Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, dhe marrëveshja e anëtarësimit u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të institucioneve kosovare.

“Novosti” rreth kësaj çështjeje raporton se ka kërkuar përgjigje nga misioni i UNMIK-ut, por nuk kanë marrë përgjigje.

Njëra nga kundërmasat e Beogradit në Prishtinë mund të jetë, edhe ndalimi i kamionët të Kosovës me mallra që shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Në këtë rast, megjithatë, ekziston rreziku që Serbia të akuzohej edhe për shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, prandaj çdo masë tjetër duhet të matet mirë, thotë burimi i Novostit serb.. Për strategjinë tonë të ardhshme kundër “taksave të çmendura” të imponuara nga qeveria e Ramush Haradinajt mund të mirret vesh vetëm të premten, kur përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova vijnë në Beograd.

Për shkak të tatimit në masën 100 përqind të vendosur mbi produktet serbe më 21 nëntor të vitit të kaluar, Serbia ka pësuar dëme prej rreth 150 milion euro deri në fund të muajit prill, thotë raporton gazeta. Kjo, sipas Qeverisë, do të thotë humbje ditore, deri në rreth një milion euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy