Protesta për rritjen e pensioneve/ Leka: Domosdoshmëri caktimi i një minimumi jetik (VIDEO)

Protesta për rritjen e pensioneve/ Leka: Domosdoshmëri caktimi i një minimumi jetik (VIDEO)

Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Klodi Leka, për protestën e sotme krah pensionistëve para Parlamentit, deklaroi se me caktimin e një minimumi jetik, asnjë pension apo kemp nuk do të jetë poshtë tij.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se parlamenti pavarësisht se iu ka katërfishuar rrogat deputetëve, refuzon të marrë në diskutim kërkesat kryesore të qytetarëve.

 

Leka shtoi se nga viti 2024 deri në vitin 2025, shkalla e ripunësimit të pensionistëve ka shkuar në masën 40%. 

 

Parlamenti është hapësira më e lartë politiko-juridike e shtetit shqiptar. Ne para dy vitesh kemi dorëzuar një kërkesë me 21 mijë firma, kërkesën për miratimin e minimumit jetik. Nëse caktohet me ligj ky minimum jetik, asnjë pension apo kemp nuk do jetë nën të.

 

Pikërisht përballë këtij parlamenti që është kthyer në një shfaqje cirku, është parlamenti i një popullate që ka 700 mijë pensionistët më të varfër jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botë. 

 

Është një parlament që pavarësisht se i ka katërfishuar rrogat vetvetes me unanimitet, shohim se si ky parlament refuzon të marrë në diskutim kërkesat kryesore të qytetarëve. 

 

Të gjithë jemi dëshmitarë, se çmimet në Shqipëri nuk janë rritur me 2.1% sa thotë qeveria, por janë rritur në mënyrë të papërballueshme. INSTAT thotë se si konsumi dhe kursimet në Shqipëri po bien në mënyrë dramatike dhe se si pensionistët po kthehen në tregun e punës. 

 

Nga viti 2024 deri në vitin 2025, shkalla e ripunësimit të pensionistëve ka shkuar në masën 40%. Minimumin jetik e kanë llogaritur dhe vendet e tjera dhe ne mjaftojmë të konsultohemi. Minimumi jetik përfshin shportën e ushqimit, veshmbathjet, elektricitetin dhe strehimin, kushtet minimale për mos të mbetur rrugëve. 

 

Shteti duhet të garantojë të ardhurat minimale që ti të mbetesh gjallë deri në fund të muajit. Minimumi jetik i përllogaritur, sipas llogarive tona para dy viteve ka qenë 230 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk është mjaftueshëm, nuk e zhduk varfërinë, por e zbut në mënyrë të ndjeshme. 

 

Llogariten në mënyrë minimale dhe shpenzimet shëndetësore, por jo problematikat që përballen qytetarët në Shqipëri, se presupozohet se shteti duhet të garantojë të drejtën për shërbim shëndetësor falas. 

 

Në protestë kërkuam pensione dinjitoze, kërkuam njohjen e statusit të minatorit. Lëvizja Bashkë ka një program qeverisës të realizuar me ekspertë dhe specialistë, të cilat parashikojnë realizimin e këtyre kërkesave. 

 

Nuk mund të realizohen si lëmoshë, nëse nuk kemi një ekonomi prodhuese, klasifikimi i krahut të punës dhe mendjes. 

 

Për ta shpërndarë pasurinë në mënyrën sa më të drejtë të mundshme. Në programin tonë themi se drejtësia sociale duhet të shoqërohet me reforma të mëdha dhe të thella në sektorin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy