Një kitarë e thyer nga Kurt Cobain, lideri i ndjerë i grupit amerikan të rock-ut Nirvana, është shitur në ankand për gati 600 mijë dollarë
Kitara Fender Stratocaster e zezë e dëmtuar pritej të shitej për një të dhjetën e asaj shume në ankandin e së shtunës në “Hard Rock Cafe” në Nju Jork.
Cobain, i cili i dha fund jetës në vitin 1994, ishte i njohur për performancat e tij intensive.
Kitara u shkatërrua ndërsa Nirvana po punonte në albumin e tyre të ri, Nevermind, në fillim të viteve 1990. Kitara u bashkua sërish, por me të nuk mund të luhet më.
Instrumenti mban nënshkrimet nga të tre anëtarët e grupit në një shënues argjendi.
Cobain, i cili shpesh e shkruante gabim emrin e tij, e nënshkroi instrumentin me “Kurdt Kobain”.
Fender Stratocaster doli në shitje me një çmim të vlerësuar prej 60-80 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions, e quajti ofertën përmbyllëse prej 596.900 dollarësh “të habitshme”.
Identiteti i blerësit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që emri i pronarit të mëparshëm është Tony Palmer.
Dy vjet më parë, kitara akustike e përdorur nga Cobain për performancën e tij legjendare në MTV Unplugged në fund të vitit 1993 u shit për 6 milionë dollarë.



