Modelja Alex Hanson është një emër i njohur qëkur realizoi albumin e saj me foto thuajse nudo.
Që nga ai moment, karriera e saj mori një kthesë të menjëhershme. Ajo u shfaq në kopertinën e “Sports Illustrated” dhe u bë imazhi i shumë fushatave publicitare.
Revista “Maxim” e ka intervistuar brunen seksi lidhur me eksperiencat e saj me meshkujt.
Ajo thotë se vëmendjen e saj mund ta fitojë vetëm një burrë që është inteligjent.
“Inteligjenca më tërheq. Më pëlqen të mësoj dhe të më sfidojnë. Dua të mësoj për politikën, teknologjinë, biznesin etj. Nëse një burrë më tregon se sa pesha mund të ngrejë, ai del menjëherë jashtë zonës time të interesit”, thotë ajo.



