Bangladeshi në shtetrrethim, humbin jetën 115 persona

Bangladeshi në shtetrrethim, humbin jetën 115 persona

Mbi 115 studentë protestues të vrarë dhe 300 policë të plagosur është bilanci i protestave masive në qytetet e Bangladeshit. Për shkak të situatës së tensionuar në vend, ushtria ka dalë në rrugë dhe ka vendosur shtetrrethim. Në vend është bllokuar interneti, janë ndaluar shërbimet celulare si dhe janë mbyllur disa kanale televizive e portale lajmesh. Kryeqyteti, Dhaka, prej 20 milion banorësh ishte bosh këtë fundjavë, ndërsa lëviznin vetëm ushtarët që patrullojnë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Dhaka tha të premten se mijëra persona janë plagosur dhe situata është jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Mediat lokale raportuan për rreth 800 të burgosur të arratisur nga një burg afër kryeqytetit. Po ashtu, disa uebsajte qeveritare, duke përfshirë atë të bankës qendrore të Bangladeshit dhe të zyrës së kryeministrit, janë dëmtuar nga hakerat.

Në janar, kryeministrja Sheikh Hasina mori mandatin e katërt në vendin aziatik që banohet nga mbi 170 milion banorë. Pavarësisht se Bangladeshi ka rritje të shpejtë ekonomike, për mijëra studentët që dolën në protesta, korrupsioni nuk lejon që ata të futen në tregun e punës. Sipas tyre, nga rritja ekonomike po përfitojnë vetëm ata që janë afër qeverisë. Sociologia Samina Lufa nga universiteti i Dhakës thotë se rritja ekonomike nuk është përkthyer në vende pune për të diplomuarit.

Drupal Ad

“18 milionë të rinj nga Bangladeshi po kërkojnë punë. Punët nëpër fabrikat fasone nuk janë të mjaftueshme për brezin e ri. Protestës së studentëve i janë bashkuar qytetarë nga të gjitha sferat e jetës. Ne jemi dëshmitarë të korrupsionit masiv në vend që nuk ndëshkohet prej kohësh.”, tha sociologe Samina Luthfa.  

Sipas medieve ndërkombëtare, partia në pushtet ka kaluar një ligj së fundmi që favorizon për vende pune mbështetësit e qeverisë dhe nuk bazohet në meritokraci.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy