Vehbiu: Nuk kemi ekspertizë për të bërë fjalorin e gjuhës shqipe, standardi është arbitrar

Vehbiu: Nuk kemi ekspertizë për të bërë fjalorin e gjuhës shqipe, standardi është arbitrar

Shkrimtari dhe studiuesi Ardian Vehbiu thotë se për hartimin e fjalorit të ri të gjuhës shqipe ka vështirësi.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Vehbiu deklaroi se është një brez që kanë bërë fjalorin e vitit ‘80-të dhe se disa emra i sheh në ata që do bëjnë fjalorin e tanishëm.

Po sa vjeç janë ata? Marr me mend që ka një boshllëk, një hapësirë të zbrazët mes këtyre dy periudhave dhe ata që kanë punuar në ‘80-ën për fjalorin, kanë ekspertizën, por nuk kanë kohën.

Një brez i ri leksikografësh, ka tek tuk leksikografë të rinj, por nuk kanë përvojë profesionale. Kjo është një vështirësi që nuk di si do e kapërcejnë. Se thonë që do e bëjnë online.

Mbase do ketë por thonë që do jetë online. Sa ekspertizë kemi ne? Në Kosovë ka, është një grup që punon. Problemi është si do e ndërtosh fjalorin? Mund ta kopjosh nga fjalori i ‘80-ës po është pa asnjë vlerë.

Nëse do e ndërtosh nga zeroja, si do i mbledhësh materialet? Mund t’i fusësh në një database dhe leksikografi të niset nga këto data bazë për të nxjerrë kuptimet e reja. Kjo kërkon një ekspertizë që nuk di sa e kemi.

Vehbiu shtoi se tani shkruajnë të gjithë edhe me telefona celularë, duke thënë se është zgjeruar aq baza e atyre që është shkruar, se është krijuar një krizë drejtshkrimore.

Sipas tij, drejtshkrimi zbatohej vite më parë se kishte një armatë me redaktorë që do e ruanin botimin.

Redakatori ishte i përgatitur profesionalist që të garantonte cilësinë e botimit. Sot ke shumë gjëra të tjera që dalin, publikohen por nuk i sheh më asnjë njeri. Janë me qindra mijëra që shkruajnë.

Duhet ruajtur disiplinia drejtshkrimore, ka disa autorë që e cilësojnë formë të tretë të gjuhës, as e shkruar dhe as e folur, nuk është as ashtu dhe as kështu, është diçka në mes.

Standardi është gjithmonë arbitrar, mirë është që në disa raste rregullat të pranojnë edhe variacione, edhe alternativa. Rasti i paskajores, thonë nuk ka paskajore. Unë do isha, përdore.

Sot janë shumë të paktë ata redaktorë që do ta kthejnë pas shkrimin se ke përdorur një paskajore. Nuk po them që të futet paskajorja në tekstin e Kushtetutës.

Lidhur me gabimet në tabela ai sugjeroi këshillimin kulturor dhe jo gjobat.

Ai deklaroi se shteti duhet ta subvencionojë librin në momentin e shitjes, në mënyrë që çmimi të jetë pak më i ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy