Vatikan, Papa takohet për herë të parë pas 6 muajsh me besimtarët

Vatikan, Papa takohet për herë të parë pas 6 muajsh me besimtarët

Papa Francesku ka dalë sot për herë të parë pas 6 muajsh të takohet me njerëzit ballë për ballë në Vatikan. Për këtë ai u shpreh shumë i lumtur, pasi ndodhte për herë të parë që prej nëntorit.


Në Vatikan ishin rreth 300 besimtarë, të cilët ishin të pajisur me maska, ndërsa para se të shkonin aty iu mat temperature. Ndërkohë vetë Papa nuk mbajti maskë. Ai ndaloi për të biseduar, shtrënguar duart dhe nënshkruar autografe me turmën kur hyri në oborr.


“Nuk është mirë të flasësh në një dhomë të zbrazët, para kamerës”, tha Papa, duke iu referuar muajve kur ai komunikonte me besimtarët përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit.


Vatikani pezulloi për herë të parë dëgjesën papnore me publik në mars të vitit të kaluar për shkak të kufizimeve të Covid-19, duke i rifilluar shkurtimisht përsëri në shtator, përpara se një rritje e rasteve të detyronte një mbyllje tjetër në nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy