Arkeologët zbulohent varrin faraonik me 50 mumje në jug të Kajros

Arkeologët zbulohent varrin faraonik me 50 mumje në jug të Kajros

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr faraonik që mbante 50 mumje që datojnë në epokën e Ptolemeut mbi 2000 vjet më parë, në Minya, në jug të Kajros, tha ministria e antikiteteve.

Mumjet, 12 prej të cilave ishin fëmijë, u zbuluan në dhomat e thella të varrimit nga katër deri në nëntë metra në zonën arkeologjike të Tuna el-Gebel.

Identitetet e mumjeve ishin ende të panjohura, tha Mostafa Waziri, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Lartë të Antikiteteve.

Ky varr përkon me epokën e Ptolemeut, periudhat e hershme romake dhe Biznatine”, njoftoi Waziri.

Varri përbëhet nga disa dhoma mortore që mbajnë një numër të madh mumiesh të gjinive dhe moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë”, sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Antikitetit.

Të gjitha mumiet janë në kushte të mira konservimi dhe disa janë të mbështjella me lino, ose të dekoruara me motive popullore të pikturuara me dorë”, theksoi ai.

Vizitorët, duke përfshirë ambasadorë nga disa vende, u mblodhën në vendin e zbulimit ku 40 nga mumiet u shfaqën gjatë ceremonisë. Disa nga mumiet u gjetën të mbështjella në liri, ndërsa të tjerë u vendosën në arkivole prej guri ose sarkofagë prej druri.

Gjetja arkeologjike ishte e para e vitit 2019 dhe u zbulua përmes një misioni të përbashkët me Qendrën Kërkimore për Studimet Arkeologjike të Universitetit Minya.

Egjipti ka rritur muajt e fundit njoftimet për një seri zbulimesh antike, me shpresën për të rigjallëruar industrinë e turizmit që ka rënë ndjeshëm, një burim i rëndësishëm për të ardhurat kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy