UNRWA: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

UNRWA: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

Një fëmijë vritet çdo orë nw Gaza. Këto nuk janë numra, por jetë të shkurtuara. Vrasja e fëmijëve nuk mund të justifikohet. Ata që mbijetojnë janë të plagosur fizikisht dhe emocionalisht”, shkroi UNRWA në një mesazh në llogarinë e saj X. 

Të privuar nga mësimi, djemtë dhe vajzat në Gaza kalojnë nëpër rrënoja. Ora po shkon për këta fëmijë. Ata po humbasin jetën e tyre, të ardhmen e tyre dhe kryesisht shpresën e tyre”, shtoi ajo.

Drupal Ad

Numri i fëmijëve palestinezë që janë vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit kundër Gazës është rritur në 14.500, sipas një raporti të Guardian.

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të regjimit në Gaza kishte arritur në më shumë se 44,000 në fillim të dhjetorit 2024 dhe se Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut vlerësoi se 44% e vdekjeve të verifikuara në atë kohë ishin fëmijë.

Përafërsisht 1.9 milionë banorë të Gazës, që përbëjnë rreth 90% të popullsisë së përgjithshme në territor, janë zhvendosur, shpesh herë të shumta për shkak të luftës izraelite, thuhet në raport, duke shtuar se rreth gjysma e të zhvendosurve kanë qenë fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy