
Cilat janë përfitimet dhe sa është efikas sot tregu farmaceutik në Shqipëri?
Për edicionin e “MCN economy”, sipërmarrësja Sotira Jankulla, thotë se pas pandemisë u vërejt shtimi i blerjeve më së shumti të suplementeve dhe vitaminave.
Në fakt janë rritur llojet e suplementeve, është rritur shumllojshëmria e tyre, kjo ndodhi pas pandemisë, nuk mendoj se ishte vetëm pandemia, por njerëzit në Shqipëri, kam vërejtur se njerëzit janë ndryshuar , ata kanë filluar të përdorin suplimente dhe vitamina, më përpara ju sugjeronin ne t'i përdorin, por tani njerzita janë edukuar, vijnë e i kërkojnë vetë ato.
Më përpara nuk shisnim shumë suplimnete, njerëzit të keqkuptonin, kurse tani ndikoi edhe pandemia, dhe mënyra se si mjekët i kërkojnë pacientët, p.sh. vitamina C, D, zink, etj.
Por ka ngarkesë të suplementeve, janë shtuar shumë lloje, thjesht është shumëllojshmëri, ka mbingarkesë të tregut tani, p.sh. për një vitaminë C ke tani 700 lloje nga firma të ndryshme.
Importojnë produkte nga Italia, Greqia, dhe vendet e lindjes, si Serbia, Kroacia, etj.
Jankulla, thotë se gjatë pandemisë, shteti nuk ka ndihmuar me asnjë lloj forme për sektorin e farmacisë, sikurse bëri me sektor të tjerë.
Ne nuk kemi pasur asnjë lloj investimi gjatë kohës së pandemisë nga shteti, asnjëlloj ndihme, ne quhemi thjesht sipërmarrës, ndërmarrës, dhe nuk kemi pasur asnjë buxhet nga shteti, përveç farmacive spitalore.



