Stuhia "Friederike" nuk lejon avionin të ulet në pistë, panik mes pasagjerëve (VIDEO)

Stuhia "Friederike" nuk lejon avionin të ulet në pistë, panik mes pasagjerëve (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan pasagjerësh po tentonte të ulej në një aeroportin e Amsterdamit, por ishte e pamundur pasi stuhi që përfshiu vendin nuk ia lejonte një gjë të tillë.

Nga filmimet e aeroportit tregojnë momentin kur aeroplani lëkundet nga stuhia ku era arrinte deri në 140 km në orë dhe nuk e lejonin pilotin që të ulej në pistën e Aeroportit Schipol.

Pavarësisht nga të bërtiturat e shumta, piloti arrin të sjellë avionin në pistë në mënyrë të sigurt duke përdorur një teknikë të njohur si 'ulje në anët e pasme'. Uljet në anët e pasme mund të jenë të tmerrshme, por pilotët marrin trajnime të plota se si t'i kryejnë ato.

Në afrim, ata sjellin aeroplan anash për të mbajtur hundën e rreshtuar me pistën - kjo është një teknikë e njohur si një ulje "gaforre". Ndërsa nis përpjekja e uljes, stuhia thuajse rrotullon avionin.

Ndërsa i afrohet pistës, stuhia intensifikohet dhe pothuajse e nxjerr aeroplanin nga rruga e tij. Aeroplani, i cili po fluturonte nga ishulli gjerman Sylt, mbante midis 70 dhe 78 pasagjerë.

Stuhia, e quajtur Friederike, u ka marrë jetën të paktën 12 personave nëpër Europë dhe paralizoi transportin publik në disa pjesë të Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës gjatë ditës së djeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy