
Mbështetja ushtarake amerikane për Ukrainën "e shtyn situatën më afër pikës së rrezikshme të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s".
Kështu deklaroi zëvendësdrejtori i departamentit për mospërhapjen dhe kontrollin e armëve të Ministrisë së Jashtme të Moskës, Konstantin Vorontsov, gjatë një takimi në OKB.
Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës
Pas ditëve të përshkallëzimit verbal mbi kërcënimin atomik të Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë gati për një gjest demonstrues shqetësues që do të përshkallëzonte akoma më tej konfrontimin me Perëndimin. Sipas Times, alarmi ngrihet nga një raport i inteligjencës dërguar nga NATO tek vendet anëtare: një raport në të cilin paralajmërohet për teste të mundshme të forcës në Moskë përmes simulimeve që përfshijnë përdorimin e kokave bërthamore.
Krahas testit të mundshëm të hipotezuar tashmë të silurit Poseidon, i cili mendohet se është në platformën e nisjes nga nëndetësja Belgorod e kapur së fundi në Detin Arktik, paralajmërimi i ri do përfaqësohet nga një tren ushtarak i divizionit bërthamor që lëviz drejt Ukrainës, edhe pse gjeolokacionet e fundit të njohura e poziciononin atë ende në rajonin e Moskës, qindra kilometra larg kufirit.



