Reja shpalli listën/ Edi Hajdini: Risi dy emrat e rinj, pjesa tjetër asnjë surprizë

Reja shpalli listën/ Edi Hajdini: Risi dy emrat e rinj, pjesa tjetër asnjë surprizë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. 

Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë.

Lidhur me këto ndryshime, i ftuar në studion e lajmeve në MCNTV ishte gazetari i sportit, Edi Hajdini, i cili komentoi edhe listën e Rejës lidhur me risitë dhe ndryshimet për të cilën tha se ishte një listë surprizë. Siç theksoi ai supriza ishte për mënyrën e publikimit dhe përbërjen e saj.

Ditën e sotme u bë publike lista e re e kombëtares. Një listë surprizë do e quaja unë. E para për mënyrën e publikimit, pasi mund të them se jemi e vetmja që e kemi prezantuar kaq vonë në krahasim me skuadrat e tjera kombëtare.

Kjo mënyrë publikimi përbën risi gjithashtu edhe për faktin se nuk u bë publike përpara gazetarëve të cilët mund të kishin edhe mundësinë për të drejtuar pyetjet e tyre.

Ajo që u vu re ishin dy emrat e rinjtë pranishëm në listë Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë.

 

Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares A në mënyrë që të nisë të ambientohet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka shumë surpriza”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur se cilat janë objektivat e kombëtares në këtë botëror ai tha se, “Në këtë fazë ku ndodhet kombëtarja shanset e shqiperisë janë shumë të vogla. Objektivi konkret nuk është vendosur, megjithatë janë në një fazë ku edhe me një vend të tretë ata janë të kënaqur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy