Kurti: Marrëdhëniet që po ndërtojmë me SHBA-në, më të fuqishme se kurrë

Kurti: Marrëdhëniet që po ndërtojmë me SHBA-në, më të fuqishme se kurrë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago, teksa ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në tha se ato janë të fuqishme se kurrë.

Kuvendin Kombëtar të Demokratëve kryeministri Kurti e ka cilësuar si historik për faktin siç u shpreh ai, për rrethanat e papara e të pa përjetuara edhe nga vet SHBA dhe në të njëjtën kohë vërejtjet një entuziazëm e vitalitet i demokracisë që është unik për mbarë botën.

Marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye që të jenë krenarë me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë e për zhvillimin e ndërtimin e së cilës kanë kontribuar si askush tjetër.

Kurti ka folur për voa dhe për urën mbi lumin e Ibrit për të cilën tha se hapja e saj nuk është kundër askujt. Sipas tij ura është për të gjitha komunitetet.

Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 vjetëve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur është pavarësuar Kosova 16 vjet më parë. Është dashur të jetë e hapur edhe para 8 vjetëve në bazë të marrëveshjes së Brukselit e planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefishë të vonuar për shumë vjet. Ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat e kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shteti demokratik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy