
Moti i keq që pritet të përfshijë vendin tonë në orët e ardhshme ka bërë që të ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit në Gjirin e Vlorës.
Reshje shiu priten gjatë orëve të para të ditës së shtunë, ndërsa moti pritet të përmirësohet pas orës 18:00 të ditës së nesërme.
NJOFTIMI
1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.
2. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara kanë marë masa për sigurimin e tyre.
4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.
5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.



