KLP, mbaron afati, ende asnjë aplikim (VIDEO)

KLP, mbaron afati, ende asnjë aplikim (VIDEO)

Rivlerësimi i njerëzve të drejtësisë  ka krijuar vakanca dhe mosfunksionim të organeve të drejtësisë nga shkarkimet e bëra, përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Pak kohë më parë, Prokurorira e Përgjithshme bëri thirrje për çdo prokuror apeli, që të kandidojnë në postin e anëtarit të KLP, pasi vetëm një anëtar i këtij këshilli ka mundur të kalojë procesin e vetingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 Të gjithë kandidatët kishin një afat dyjavor për të paraqitur kërkesën e tyre dhe dokumentacionet përkatëse, për t’u bërë anëtarë të këtij institucioni. Por, edhe pas përfundimit të këtij afati, asnjë aplikim nuk është bërë nga prokurorët për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

Për këtë arsye, shefja e operacionit ndërkombëtar të monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, i ka kërkuar publikisht prokurorëve të aplikojnë për pozicionet vakante.  Zyrtarja e lartë, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, thotë se këshilli ka një rol kycc për avancimin e integrimit të Shqipërisë, ndaj bën thirrje që prokurorët ta shfrytëzojnë këtë moment. 

Institucioni I KLP që ende nuk është ngritur do të përbëhet nga gjashtë anëntarë prokurorë, një anëtrër nga prokuroria e përgjitshme, dy nga prokuroria e apelit dhe tre anëtarët e mbetur do të zgjidhen nga prokuroritë e rretheve gjyqësore.

 Kriteri i vendosur për të qenë pjesë e KLP ishte që anëtarët të mos kenë qenë pjesë e shërbimeve sekrete. Me ngritjen e KLP i hapet rruga edhe krijimit të SPAK- Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një institucion i rëndësishëm për të kryer veting ndaj politikanëve. Por, ndërkohë që nuk ka asnjë aplikim për këtë Këshill, drejtësia nuk dihet se kur mund të kryejë detyrën e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy