Covid-19, 30 nxënës nga India vaksinohen me një shiringë

Covid-19, 30 nxënës nga India vaksinohen me një shiringë

Një zyrtar shëndetësor po hetohet për vaksinimin e 30 nxënësve me një shiringë të vetme në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në distriktin Sagar ku fëmijëve u jepeshin vaksinat kundër Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë mandaton një protokoll "një gjilpërë, një shiringë, vetëm një herë" për vaksinat Covid-19. India ka administruar mbi 2.03 miliardë vaksina Covid-19 deri më tani.

Shiringat një përdorimshe përdoren gjerësisht në Indi për të shmangur përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si HIV.

Megjithatë, ka pasur incidente të shumta në të kaluarën ku një shiringë e vetme është ripërdorur në spitale për shkak të mungesës së pajisjeve.

Jitendra Rai, i cili po vaksinonte fëmijët, tha për mediat se atij i ishte dhënë vetëm një shiringë nga departamenti i shëndetësisë dhe ai thjesht po zbatonte urdhrat.

Prindërit që kishin shoqëruar fëmijët e tyre e vunë re këtë çështje dhe e raportuan tek autoritetet e shkollës.

Ndaj tij Drejtoria e Shëndetësisë ka regjistruar një rast nga pakujdesia. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj zyrtarit përgjegjës për dërgimin e pajisjeve për aksionin e vaksinimit.

Një zëdhënës i partisë opozitare të Kongresit ka kërkuar që ministri i shëndetësisë i shtetit të japë dorëheqjen për incidentin.

India është vendi i dytë pas Kinës që ka kaluar kufirin e dy miliardë vaksinave kundër Covid. Sipas ministrisë së shëndetësisë të Indisë, 98% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa 90% janë vaksinuar plotësisht.

Të mërkurën, vendi raportoi 18,313 raste ditore për 24 orët e fundit dhe 57 vdekje të lidhura me Covid.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy