
Emisioni “Xhadat” udhëtoi në fshatin “Snosëm” të Gramshit për të dëgjuar shqetësimin e zonjës Nevreskë Ymeri, e cila ka lindur me gjysmën e trupit të paralizuar. Prej 26 vjetësh ajo është trajtuar me kemp, por nga viti 2020 kjo pagesë i ishte ndërprerë. Familja bëri apel në emisionin Xhadat, për referimin e rastit pranë organeve kompetente, duke kërkuar zgjidhje.
“Nëna ime është e paralizuar, është në karrocë, nuk lëviz fare. Kemi bërë të gjitha procedurat, e kemi çuar edhe te kempi epror në Tiranë kanë thënë që nuk e përfiton. Ajo siç e shikoni është në karrocë, do ilaçe, do vizita çdo muaj se ajo është me tension, është me diabet.
Rruga nga këtu për në Gramh do 50 mijë lekë makina për ta çuar t’i bëj vizita. Pa lekë po venë dy vjet që në nëntor të vitit 2020 që nuk merr fare as kemp as shoqërues. Nëqoftëse ligjet kanë ndryshuar dhe kjo e paralizuar nuk përfiton kemp dhe ne nuk e kërkojmë”. – u shpreh vajza e saj.
62 vjeçarja e sëmurë, thotë se ky problem e ka shoqëruar që nga lindja. Gjendja e vështirë ekonomike, ka bërë që familja të futet në borxhe edhe për ilaçe.
“Kështu kam lindur unë. Kam pasur njërën anë të paralizuar po dora më erdhi, këmba jo. Jam trajtuar me kemp gjatë kësaj kohë, po mbush dy vjet që ma kanë prerë. Lëviz me karrocë edhe ushqimin ma japin nga këtu se s’mundem dot me të larë me të shpëlarë në karrocë. Nuk kujdesem dot për veten time. Nuk marr as pension pleqërie, ilaçet i marr me borxhe”.
Emisioni Xhadat vuri menjëherë në lëvizje Shërbimin Social Shtetëror Elbanas, i cili pas vlerësimit me skemën bio – psiko – sociale, e shpalli zonjën përfituese.
Specialistja e SH.S.SH Elbasan, Matilda Kalemi u shpreh: “Ne u vumë në dijeni nga ana juaj në lidhje me rastin e zonjës në fjalë. Pasi u bë orjentimi përkatës, duke nisur nga fakti se paralel ndodhi dhe shtrirja e reformës e aftësisë së kufizuar në qarkun tonë. Zonjës ju dha mundësia që të komisionohet dhe zonja ka dalë përfituese.
Skema e re e vlerësimit bio –psiko- social, është një skemë e re vlerësimi për aftësinë e kufizuar. Në bazë të kësaj skeme bëhet një vleresim jo vetëm përsa i përket aspektit mjekësor, por edhe social.



